Parku eshte i hapur :nga 8:00 deri në 19:30

Butrint aktivitete

Event

Ditët e fundit qyteti antik i Butrintit ishte vendi, ku u organizuan disa aktivitete kulturore dhe promovuese.
Një prej aktiviteteve ishte prezantimi i projektit për reabilitimin e kalasë së Ali Pashe Tepelenës, në hyrje të kanalit të Vivarit. Ky objekt rinovohet me qëllim kthimin e vizitueshmërisë sezonale dhe ngritjen e një muzeu fortifikimi të periudhës otomoane.

Projekti u prezantua në një takim të posaçëm me gazetarët nga drejtori i parkut kombëtare të Butrintit GJERGJI MANO dhe specialistët e tjerë të përfshirë në këtë nismë të re për Butrintin.

Nje tjeter aktivitet në Butrint ishte muzika e violinave e shoqëruar me imazhin e statujave antike, njësoj si 2400 vite më parë. Në kuadër të ditëve të monumenteve të kulturës në Butrint, pati një aktivitet për gatimet tradicionale. Dhjetra turistë të huaj e vlerësuan pozitivisht këtë panair. Aktivitetet në parkun e Butrintit do vazhdojnë.