Parku eshte i hapur :nga 8:00 deri në 19:30

TRASHËGIMIA NATYRORE E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT

Event

Rrënojat arkeologjike të Butrintit njihen botërisht, por pasuritë e vlerat natyrore të parkut janë lënë në harresë. U organizua, në afërsi të Parkut Kombëtar të Butrintit, takimi i ekspertëve mjedisorë të projektit “Parqet Dinarike“ me 30 përfaqësuesit lokalë nga administrata pyjore, qeverisja qendrore, komunat, bizneset e turizmit, arkeologë, përfaqësues nga shoqëria civile që punon në mbështetje të mjedisit, studiues, anëtarë të shoqatave të gjuetisë dhe menaxhimit të ujërave. Takimi i sotëm për vlerësimin e përfitimeve përmes metodologjisë së WWF ka rëndësi të veçantë për njohjen e gjendjes aktuale në këtë park elitar të Shqipërisë. Kontributet e pjesëmarrësve ndihmuan në identifikimin e saktë të përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në liqenin e Butrintit dhe veçanërisht Kanalit të Vivarit, shfrytëzimit të pasurive ujore për peshkimin dhe turizmin arkeologjik. Gërshetimi i vlerave arkelogjike me ato të momumenteve të natyrës së Parkut, u cilësuan si trashëgimi unike, që ndërton profilin e parkut të Butrintit. Ndërsa funksionimi i Komitetit të Menaxhimit të pasurive të parkut te Butrintit si dhe presioni i industrisë së turizmit për të ndërtuar më tej në zonën e Ksamilit u ngritën si problemet kryesore nga pjesëmarrësit lokale.